ISIS i heq kokën edhe punëtorit humanitar britanik

Militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik kanë postuar një video në të cilën pretendojnë se i kanë prerë kokën edhe pengut tjetër britanik Alan Henning. 

Bota

04/10/2014 00:08

Ish shoferi i taksisë në Salford i cili kishte shkuar për të punuar me ndihmat në Siri, ishte rrëmbyer dhe mbahej peng nga ISIS. 

ISIS kishte kërcënuar se do ta vrasë 47-vjeçarin në momentin kur i kishte prerë kokën anglezit tjetër David Haines muajin e kaluar. 

Gruaja e Henning-ut, Barbara kishte bërë thirrje për lirimin e tij, duke thënë: “Ai është i pafajshëm”, transmeton lajmi.net, një lajm të fundit të BBC-së.  

Video lëshuar sot ku pretendohet vrasja e britanikut Henning ende nuk është verifikuar nga autoritetet.

Në videon e postuar në internet nga ISIS, Alan Henning i veshur me rroba portokalli thotë: “Unë jam Alan Henning. Për shkak të vendimit të parlamentit tonë për të sulmuar Shtetin Islamik, unë si shtetas britanik do ta paguajë këtë çmim”. 

Militanti i veshur me të zeza pasi akuzon shtetin britanik shkon për t’i hequr kokën Henning-ut. Videoja ndërpritet në momentin kur ai i afron thikën te qafa pengut, dhe ajo më pas nxjerrë një pamje ku shihet i shtrirë trupi i britanikut. 

Militanti më pas shfaq një peng të ri i cili do të jetë viktima e radhës. Ai është Peter Kassig, i cili fajson Obamën se me sulmet ndaj Shtetit Islamik, po godet në qafë qytetarët e vendit të tij.

Peter Kassing është amerikan veteran i luftës në Irak. (lajmi.net)