Ishte në prag të vdekjes, mjekët ia mbushin stomakun me birrë dhe e shpëtojnë

Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar më parë, por ja që ka ndodhur dhe është e vërtetë.

Fun

17/01/2019 23:29

Për të shpëtuar një pacient nga vdekja, mjekët kanë derdhur pothuajse pesë litra birrë në stomakun e tij.

Procedura u krye në një spital në Vietnam, pasi mjekët zbuluan se niveli i metanolit në gjakun e 48-vjeçarit Nguyen Van Nhat ishte 1.119 herë më i lartë se normalja.

Për t’i shpëtuar jetën mjekët i bënë transfuzionin e 15 kanaçeve me birrë në stomak për të ngadalësuar përparimin e metanolit në mëlçi.

Fillimisht ekipi i mjekëve i bëri transfuzionin e 3 kanaçeve me birrë dhe më vonë i injektuan nga 1 kanoçe çdo orë.

Pas transfuzionit të 15 kanoçeve të birrës, Nhat rifitoi vetëdijen. /Lajmi.net/