Ish- presidentja e Koresë së Jugut del para gjykatës

Ish- presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-Hye, u paraqit në gjykatë në seancën që do të vendosë nëse duhet të arrestohet për akuzat për korrupsion, skandal ky që e rrëzoi nga pushteti.

Bota

30/03/2017 14:41

E zymtë dhe e zbehtë, Park ka injoruar mediat dhe hyri e heshtur në Gjykatën e Qarkut qendror në Seul.

Nesë gjykata vendos ta mbajë nën arrest do të merrte një vendim dramatik presidenten e parë femër të vendit, shkruan “AFP”.

Theksojmë se kjo ishte kërkesa e miliona njerëzve, që dolën në rrugë për të protestuar kundër saj.

Ish-presidentja,  të cilës i ishte hequr imuniteti kur  u shkarkua nga gjykata e lartë e vendit në fillim të këtij muaji, është akuzuar për vepra të shumta, duke përfshirë ryshfetet, rrjedhjen e informacionit të qeverisë, si dhe shpërdorim të pushtetit. SYRI.net