Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka akorduar titullin Qytetar Nderi ish-presidentit të Kroacisë Stipe Mesiç.

Lajme

23/03/2015 12:41

Gjatë takimit të zhvilluar mes tyre Basha ka vlerësuar rolin e dhe kontributin e ish-presidenti Mesiç për çështjen kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin sot t’ju titullin: “Qytetar Nderi” i Tiranës: “Për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me perspektivën e integrimit europian,” tha Basha

Nga ana e tij ish-presidenti kroat Stipe Mesiç duke vlerësuar përparimin e bërë në rajon me krijimin e shteteve te reja nga shpërbërja e ish – Jugosllavisë, siç ishte Kroacia apo Kosova, duke e konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes këtyre vendeve. Por ashtu Mesiç ka sugjeruar një bashkëpunim më të fortë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Sot kur ka qetësi në të gjithë rajonin tonë, ne tani duhet të bashkëpunojmë. Marrëveshjet gjithmonë duhen dypalëshe. Sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë, janë të gjitha mundësitë për një bashkëpunim. Dëshira politike qëndron, kemi edhe mundësi ekonomike për bashkëpunim por më duket se është i vogël bashkëpunimi në aspektin ekonomik. Atë që kemi bërë mirë deri më tani ne aspektin politik, besoj se do ta bëjmë edhe në aspektin ekonomik” deklaroi Mesiç.