Ish-pjesëtari i UÇK-së: Tahir Zemaj iku dhe la luftëtarët e përçarë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit, Adnan Krasniqi, i njohur si Cipi ka rrëfyer pjesë nga ditët e tij si ushtar i UÇK-së.

Lajme

24/09/2018 21:58

Cipi ka rrëfyer pjesë nga koha kur ishte nën komandën e Tahir Zemajt.

‘E ka pasur oratorinë e lezetshme. Na tha se do të luftojmë deri në vdekje’, tregon ai momentin kur më pas rreth 2 mijë ushtarëve iu kërkua tërheqja pak para sulmit.

‘Pas një gjysmë ore na thotë se duhet të tërhiqemi në malet e Strellcit për disa ditë para se të riktheheshim në front’, shpjegon ai në Pressing.

Në situatën e tillë thotë se mbetën pa komandantin.

“Tahir Zemaj iku për vete dhe na la neve të përçarë si pula pa kry. Na la pa komandë dhe ne ikëm në drejtime të ndryshme’, shpjegoi ai.

Cipi kishte kaluar në Mal të Zi për t’iu rikthyer prapë radhëve të UÇK’së.