Ish-Miss Kosova e përjetoi edhe këtë moment të lumtur në jetë

Duke qenë se është nënë e një vajze, Besa Gashi pothuajse të gjithë kohën e vlefshme ia kushton asaj.

ShowBiz

16/05/2018 08:24

Bashkë me të e kemi parë në imazhe të ndryshme të cilat i publikon, mirëpome një të fundit ka zgjedhur ta ndajë një gëzim me ndjekësit, shkruan lajmi.net

‘’Urime festa e abetares shpirti jem, të uroj gjithmonë vetëm suksese, të dua’’, ishte urimi i ëmës për të bijën e saj e cila e bëri ta përjetoi edhe këtë moment të lumtur në jetën e saj.

Besa mori titullin si më e bukura e Kosovës në vitin 2006 e edhe sot pas sa vitesh vazhdon akoma ta ruajë sharmin.

Ajo është e martuar me ish menaxherin e labelit BabaStars, Albert Krasniqin, i cili së fundmi është larguar nga ky grup dhe punën si menaxher po e vazhdon me këngëtar të tjerë./Lajmi.net/