Ish-ministri i Ekonomisë dënohet me burg

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë dënoi Codrut Seres me katër vite burg.

Bota

29/02/2016 23:46

 

Ai akuzohej se kishte heshtur, në vitin 2004, karshi kontrata të gjykuara të dyshimta për “Hidroelectrica”, për sa i përket shitjes së energjisë me çmime të zhvlerësuara, kur ai drejtonte Ministrinë.

Në po këtë dosje, paneli i pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dha dënime prej shtatë vitesh burgim për secilin prej tre ish-drejtorëve të kompanisë që prodhon energji elektrike, të akuzuar se kanë shkaktuar mes vitit 2002 dhe 2004 një dëm prej 165 milionë dollarë./kp