Ish-luftëtarët e ISIS-it po margjinalizohen për shkak të kaluarës së tyre – Lajmi.net
Ish-luftëtarët e ISIS-it po margjinalizohen për shkak të kaluarës së tyre
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 8:59, 19 July 2017
Integrimi i personave të që kanë qenë pjesë e organizatave terroriste po konsiderohet problem për shkak se shoqëria kosovare jo lehtë i pranon këta persona, qoftë edhe të rehabilituar.

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Ekonomia Online se këta persona shpesh herë margjinalizohen për shkak të kaluarës së tyre.

Një problem tjetër që vërehet në trajtimin e rasteve të personave të radikalizuar është edhe mungesa e numrit të saktë, se sa persona gjenden ende të zonat e konfliktit.

Sipas Vrajollit, rreth 60 persona gjenden ende atje, mirëpo të dhëna të tjera lidhur me gjendjen e tyre janë të reduktuara.

“Në total llogaritet se janë diku 60 persona që tutje gjenden atje, mirëpo informacionet se çfarë ka ndodhur me ta janë mjaft të reduktuara për shkak se regjioni ku këta persona kanë qenë të përfshirë janë mjaft të atakuar nga koalicioni i luftimit të këtyre grupeve terroriste. Andaj është vështirë të flitet sa në të vërtetë janë duke marrë pjesë në këto grupe për shkak se edhe informacionet janë mjaft të reduktuara” u shpreh ai.

Vrajolli kërkon nga institucionet që ekstremizmin e dhunshëm ta trajtojë në një mënyrë më të gjeneralizuar, në mënyrë që të përfshijnë të gjithë personat e prekur nga ky fenomen.

Ai thotë se personat që gjenden në burgje për momentin mund të përbëjnë një rrezik tjetër për shkak se në këto hapësira shumë më lehtë dhe shumë më shpejt mund të përhapet një ideologji ekstremiste.

“Shpesh herë kjo dukuri është cilësuar të ketë efekt pandemik që nënkupton se një person i indokrinum brenda burgut mund të përhapë ideologjinë edhe brenda burgut dhe shpesh herë burgu ka qenë çerdhja kryesore ku këta persona kanë gjetur mbështetësit e tyre për shkak se çdo herë që personat ballafaqohen me ndëshkime, që ballafaqohen me vepra penale në momentin kur ata kërkojnë një qasje tjetër, një mënyrë tjetër të jetesës që do të ishte në pajtim me disa vlera morale të shoqërisë”

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë në proces të finalizimit të programit që do të ndihmonte integrimin e personave të kthyer nga zonat e konflikteve.

“Programi është në proces të finalizimit, ajo se sa është i suksesshëm ky program është shumë herët të flitet për shkak se tashmë kemi vetëm fillimin e implementimit të këtij programi. Në anën tjetër, kemi persona të cilët janë të dënuar, të cilët priten të lirohen për një periudhë relativisht të shkurtër dhe është vështirë të komentohet në atë se sa kanë kontribuar institucionet në integrimin e personave të prekur nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm pa e pas edhe një pikëpamje kohore ku ne mundemi me vështru këtë sukses apo dështim institucional”, tha Vrajolli.

Llogaritet se rreth 300 persona nga Kosova kanë qenë pjesë e organizatave terroriste dhe mbi 50 thuhet se janë vrarë, por asnjë nga trpat e të vrarëve nuk është kthyer në Kosovë.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals