Ish-kryeministri e quan akt terrorist  sulmin në Shkodër

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes dramatike që sot tronditi Shkodrën, shpërthimit me eksploziv që shkaktoi disa të plagosur. Berisha e ka konsideruar ngjarjen si një akt terrorist dhe e ka drejtuar gishtin tek banda e lidhura me qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Lajme

13/01/2018 14:32

Ironikisht, sulmin ai e ka emërtuar si “Forca e Krimit”, duke ia vënë përballë operacionit “Forca e Ligjit” të trumbetuar me forcë nga qeveria.

“Akt terrorist në Shkodër! – shkruan Berisha në Fb. –  Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkodër, 7 të plagosur, shkruan syri.net.

Pas Elbasanit dhe Fushe Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit”, bandat e partisë godasin fuqishëm.

Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigja jonë!” nënvizon ish-kryeministri në përfundim.