Ish-këshilltari i Mustafës, i thotë Muratit se po të ishte prokurë do ta dërgonte në burg

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Berisha, në cilësinë e analistit politik, janë përplasur vazhdimisht rreth idesë për “korrigjimin e kufijve”.

Lajme

03/09/2018 22:35

Murati ka thënë se askush s’duhet të frikësohet nga kjo ide, dhe se “nëse ka vullnet” që kufijtë të ndryshohen, kjo duhet të bëhet.

“Mos të frikësohemi, nëse ka vullnet për ridefinim kufijsh”, është shprehur ai, në T7.

Berisha i ka reaguar Muratit, duke i thënë se do ta çonte në burg, nëse do të ishte prokuror.

“Po të isha unë prokuror, do të të çoja në burg… T’i kisha qitë lidhëset”, ka deklaruar ai.

“Unë do të isha i lumtur nëse do të më çoje në burg dhe të zgjidhej problemi, dhe të merreshim me jetën e përditshme”, i është përgjigjur Murati.