Ish-kandidati i LDK-së për deputet: Për demarkacionin bashkëfajtor është edhe Isa Mustafa

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës vite më parë, Bajrush Morina, ka thënë se procesi i demarkacionit me Malin e Zi është nisur mbrapsht dhe më pas edhe është menaxhuar keq.

Lajme

21/02/2018 20:11

“Është menaxhuar keq nga të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij procesi, prej kohës kur është formuar komisioni Meha pa qenë LDK në qeveri”, ka vlerësuar Morina.

“Procesi është bërë në mënyrë jotransparente. Ka pasur deputetë të cilët nuk e kanë votuar marrëveshjen kur është dashtë të procedohet”, është shprehur ai në Klan Kosova.

“Dhe bashkëfajësia e keqmenaxhimit bie edhe mbi Isa Mustafën dhe LDK-në”, ka thënë Morina.

“Tash koalicioni qeverisës me të njëjtin dokument ku nuk ka ndryshuar asnjë prejse, po e synon ta bëjë ratifikimin e projektligjit”, ka theksuar ai.

Morina ka thënë se marrëveshja me Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviqit është deklaratë dhe nuk është marrëveshje.