Ish-drejtuesi i CIA-s: Ende ka mundësi për ndryshim të kufijve të Maqedonisë dhe Kosovës

Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer konsideron se Republika Sërpska edhe më tej do të ekzistojë, ndërsa shpreh bindjen se ekzistojnë shanse të mëdha për ndryshim të kufijve në Ballkan, transmeton agjencia “Tanjug”.

Lajme

12/06/2016 14:48

Meyer në intervistën për “Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se “do të ndryshohen kufijtë e Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë”.

“Vend më i rrezikshëm në Ballkan për momentin është Maqedonia, jo vetëm shkaku i problemit mes maqedonasve e shqiptarëve dhe besimtarëve ortodoks maqedonas, por edhe për faktin që mes besimtarëve ortokodsë në Maqedoni ka shumë mospajtime”, konsideron Meyer, derisa parashikon vetëm mbijetesën e Republika Sërpskës, ndërsa pyetja është se në çfarë forme./Aktuale.mk/