Ish-anëtari i Vetëvendosjes konfirmon transportin e votuesve nga VV në ditën e zgjedhjeve

Arton Muhaxheri, ish-anëtar i VV-së në Pejë ka konfirmuar se Vetëvendosje organizon transportin e votuesve në ditën e zgjedhjeve.

Lajme

20/11/2017 22:09

 

Në facebook ai ka dhënë detaje për këtë proces, transmeton lajmi.net

“Kjo që u raportua ne Klan Kosova është e vëretë. Madje është bërë edhe në kohën sa unë kam qenë pjesë e kësaj partie. Ekziston një qendër e thirrjeve që funksionalizohet në ditën e zgjedhjeve dhe thërrasin me telefon qytetarët fillimisht prezantohen si OJQ pastaj kur qytetari futet në veturë u tregojnë se jane nga Vetëvendosje dhe i dërgojnë në vendvotim. Këtë metodë e paskan perfeksionuar edhe më tepër kësaj rradhe”, ka shkruar Muhaxheri.

“Mediat ashtu siç e kanë zbuluar në Prishtinë të hulumtojnë edhe në qytetet ku VV ishte në ballotazh por edhe në ato qytete ku VV ishte në koalicion. Prishtina, Prizreni, Kamenica, Mitrovica mund të jenë viktima të këtij mashtrimi”, ka thënë Muhaxheri.

Ndryshe, Arton Muhaxheri tash është anëtar i PDK-së. /Lajmi.net/