Ish aktivisti i VV-s, Gjinovci: Dardan Molliqaj u tregua kundërthënës

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje , Rron Gjinovci, ka shkruar mbrëmë në Facebook për deklaratat e Deputetit nga kjo parti, Dardan Molliqajt.

Lajme

15/12/2017 11:13

Në postimin e tij në facebook, Gjinovci shkruan se ekzistojnë kundërthënie të shumta të fjalëve të mbrëmshme të Molliqajt, sipas tij Albin Kurti nëse do të dyshonte që Dardan Molliqaj ka ambicie për tu bërë kryetar i Vetëvendosjes nuk do ti shprehte asnjëherë faktin për koalicionin me PDK.

Më tutje Gjinovci në këtë postim në Facebook shkruan se kthimi tek rrënjët e Vetëvendosjes është urrejtja për PDK, dicka që Dardan Molliqaj i referohej gjatë gjithë kohës në debatin e mbrëmshëm, dhe se thoshte se ky ishte problem i tij me Kurtin.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

 

“Dy kundërthanie pata qef me i nda me juve nëse s’i keni vrejt.
Dardani tha që gati para se me ia nisë problemi Albini i ka thanë që nuk e ka problem ambicien e mundshme të Dardanit për me u bo kryetar, por qëllimet dhe motivin. E tash dikur ka zgjedhjet i paska thanë, veç ktij, që duhet me bo koalicion me PDK-në.
1. Pse me i kallxu diçka kaq të ndjeshme dikujt te i cili dyshon për qëllimet dhe motivet. A e ka provoku Albini a ky s’po e thotë të vërtetën.
2. Në fillim të intervistës Dardani tha që Albini po don me ju kthy rranjve, ndërsa ky (Dardani) beson që organizatat ecin përpara. Kthimi te rranjët është në radhë të parë kthimi te urrejtja për PDK-në, apo jo? Diçka s’po ecë në këtë rrëfim.

Megjithkëto unë dallime për me mrri deri në këtë pikë s’po shoh. Që tha ni shoqe e jemja, qikaq dallime kam me veten.” /Lajmi.net/