Irinej në panik, kërkon ndihmë diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO
Patriarku serb Irinej, i ka bërë thirrje ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që të nisë një betejë diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke kërkuar mbështetje edhe nga Selia e Shenjtë në Vatikan.
Lajme
Irinej për të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se Daçiq “ka njohur qëllimin dinak për të përvetësuar trashëgiminë fetare dhe kulturore ortodokse serbe” që mund të bëhet me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se Qeveria jonë, në kuadër të bisedimeve me UNESCO-n, në ekipin e tyre duhet të përfshijë edhe disa konsulentë, përfaqësues të Kishës Ortodokse serbe, diasporën serbe dhe ndoshta edhe palë tjera”, ka thënë Irinej./lajmi.net/