Irak: Mbi 1,600 raste të kolerës, 6 të vdekur

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 1,600 raste të kolerës janë konfirmuar në Irak gjatë muajit të kaluar.

Bota

22/10/2015 09:03

Ministria e Shëndetësisë e Irakut, ndërkaq, ka raportuar për mbi 1,800 raste nga kolera dhe për gjashtë të vdekur.

Sëmundja, e cila mund të çojë në vdekje nga dehidratimi dhe dështimi i veshkave, është raportuar për herë të parë muajin e kaluar në perëndim të Bagdadit.

Shumica e rasteve të reja janë atje dhe në provincën Babel.

OKB ka thënë se shkaqet kryesore të shpërthimit të kolerës janë sistemet e thyera të furnizimit me ujë dhe mungesa e klorit të mjaftueshëm për të siguruar ujë të pastër./Rel