IPKO sqaron për pengesat në rrjet

Kompania IPKO ka njoftuar për problemet të cilat janë shfaqur në rrjet gjatë ditës së sotme.

Lajme

15/08/2018 17:40

Përmes një shkrimi në Facebook, kjo kompani ka bërë të ditur se inxhinierët janë duke punuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave në shërbimet e afektuara.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Në orët e pasdites, janë shfaqur disa pengesa në shërbimet tona. Shumica e shërbimeve të afektuara, janë kthyer menjëherë në gjendje të rregullt, përderisa pengesat vazhdojnë të qëndrojnë në shërbimet fikse të internetit.

Inxhinierët tanë janë duke punuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave në shërbimet e afektuara.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe ju falenderojmë shumë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj.