IPKO feston fundvitin, shpërblen konsumatorët me 2016 shpërblime

Këtë vit, festat e fundvitit për mijëra konsumatorë të IPKO-së do të vijnë me dhurata të vlefshme të cilat përfshijnë edhe disa nga telefonat, laptopët dhe tabletët më të mirë në treg, si dhe produktet më të kërkuara të kompanisë.

Lajme

01/12/2015 13:20

Në lojën e madhe shpërblyese të IPKO, konsumatorët më me fat të kompanisë do të shpërblehen edhe me televizor Samsung LED 65” 4K Curved, Apple MacBook, iPhone 6S Plus, Samsung Galaxy Edge Plus, iPhone 6S, Samsung Galaxy Edge, iPhone 6, iPad Air 2, mbushje të telefonit mobil, si dhe pako me minuta, SMS apo gigabajt.

“IPKO gjithnjë krijon mundësi më të mira dhe më të shumta për përdoruesit e saj, e sidomos gjatë festave të fundvitit kur dëshirat dhe pritjet e tyre rriten. Si shenjë falenderimi për besnikërinë e tyre në rritje ndaj IPKO, ne kemi vendosur që vitin 2016 ta presim me mijëra dhurata të cilat do t’ua shpërndajmë përdoruesve tanë me fat” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

“Ne kemi pasur një rritje fenomenale të përdoruesve gjatë gjithë vitit, prandaj duam që ta festojmë besnikërinë e konsumatorëve duke i shpërblyer ata me disa nga pajisjet më të mira në tregun botëror tani”

Gjithçka që nevojitet për tu bërë pjesëmarrës të mënjëhershëm në lojën shpërblyese është që përdoruesit të abonohen në cilëndo nga pakot Premium apo të bëjnë rimbushjen e llogarisë së telefonit të tyre mobil me së paku 5 euro.

Në rast se blerja e shërbimeve të IPKO bëhet përmes dyqanit të saj online (shop.ipko.com), gjasat për të fituar ndonjërin nga 2016 shpërblimet do të dyfishohen. Shpërblimet do të ndahen në baza javore, nga 504 fitues për çdo javë, deri më 28 dhjetor 2015.

Lista e zgjeruar e shpërblimeve mund të gjendet në këtë link: http://bit.ly/1IyORKB