iPhone 8 i papërshkrueshëm nga uji

iPhone 8 po flitet nga të gjithë se do të jetë një përmirësim i madh i iPhone, pas një skeme të njëjtë dizajni të celularit prej tre vitesh.

Auto & Tek

14/01/2017 20:45

Një nga veçoritë shtesë që iPhone 7 mori ishte edhe shtimi i qëndrueshmërisë ndaj ujit.

Së bashku me një dizajn të ri dhe ekran krejt tjetër, iPhone i ri do të jetë më i mirë se ky 7 edhe në termat e qëndrueshmërisë ndaj ujit, raporton Korea Herald.

Faqja pretendon se iPhone 8 do të ketë një vlerësim prej IP68 për qëndrueshmëri ndaj ujit dhe pluhurit. Kjo nënkupton se celulari do të mund të funksiononte në mënyrë të përkryer deri në 30 minuta nën ujë.