iPhone 7 vjen me këtë veçori mahnitëse (Foto)

Harrojeni hapjen e celularit me shenjat e gishtit, gjenerata e ardhshme e iPhone pritet që t’ju lejojë t’i kontrolloni aplikacionet dhe të shkruani pa e prekur fare celularin.

Auto & Tek

05/02/2016 03:14

Gjiganti kalifornian i teknologjisë ka aplikuar për një patentë e cila quhet “senzorët e prekjeve të shumta”.

Kjo teknologji do t’i ndihmonte pajisjet që të detektojnë gishtat ose duart duke lëvizur në ajër, dhe duke e lejuar më pas përdoruesin që të shkruaj në butona virtualë dhe t’i përdorë ata me gjeste në ajër.

Sipas përshkrimit të patentës, qëllimi është që të përdoren senzorët për të detektuar lëvizjet e shumëfishta, gjithashtu edhe disa pjesë të trupit.

Kjo nënkupton se përdoruesit do të mund të jenë në gjendje që të përdorin iPhone me gjeste në ajër, pa e prekur fare. /Gazeta Express

568449498