iPhone 6S do ta ndryshojë mënyrën si bëni selfie

Pak ditë kanë mbetur deri në lansimin e iPhone 6S, dhe detajet mbi këtë celular tashmë janë duke ‘eksploduar’ nëpër internet.

Auto & Tek

01/09/2015 14:46

Kjo është ajo çfarë kemi mësuar deri më tani për këtë iPhone:

Edhe pse Apple ende nuk i ka dërguar formalisht ftesat për ngjarjen e 9 shtatorit, të gjithë tashmë e dimë se kjo datë është data zyrtare kur do të lansohet celulari i ri.

Ajo çfarë do të jetë më ndryshe në dizajnin e këtij celulari është se ai nuk do të mund të lakohet më – siç ishte thënë më herët se modelet e iPhone 6 lakoheshin nën një sasi të presionit.

Dimensionet e tij pritet të mbesin pothuajse të njëjta – rritja në lartësi prej 0.17mm dhe zvogëlimi prej 0.25mm në trashësi do të jenë pothuajse të pavërejtura, përderisa i gjithë celulari do të peshojë vetëm 129g, transmeton Lajmi.net.

Zbulimet më të fundit tregojnë gjithashtu se korniza përreth butonit kryesor është forcuar, që dikur njihej si një zonë e dobët që prishej lehtë. Apple gjithashtu pritet të lansojë opsione të ngjyrave të reja të iPhone. Një seri fotografish të shfaqura online tregojnë se një iPhone 6S rozë do të jetë së bashku me ngjyrat e tjera tradicionale.

iPhone 6S do të ketë një ekran HD Retina 236ppi me rezolucion 1334 x 750 pikselë, përderisa teknologjia Force Touch do të shtohet në këtë ekran.

Kamera e iPhone tani do të jetë 12MGP, që do të përmirësojnë dukshëm fotografinë. Përveç kamerës së përmirësuar, kamera për selfie – ajo përpara – do të ketë një blic i cili do të mundësojë që selfiet të përjetohen më ndryshe edhe gjatë momenteve me dritë të dobët, transmeton Lajmi.net.

I konfirmuar në qershor, sistemi i ri operativ i Apple – iOS 9 – do të sjellë një ndryshim të madh në iPhone. Lajmi i mirë është se ky sistem operativ do të jetë i përshtatshëm për pothuajse të gjitha pajisjet e Apple, gjithashtu.

iOS 9 do të prezantojë veçori të reja, duke përfshirë një sistem më të mençur të thirrjes, një aplikacion më të mirë të hartave dhe një Siri më të përmirësuar. (Lajmi.net)