iOS 9 po i mahnitë përdoruesit e iPhone, ja pse

iOS 9 do të sjellë shumë risi – kjo është edhe arsyeja pse testuesit e versionit beta po mahniten me këtë version të ri.

Auto & Tek

09/08/2015 14:11

Apple ka lansuar versionin e ri beta të iOS 9. Kompania ka lejuar që publiku të marrë pjesë në testimin beta të versionit të ri iOS 9.

Përditësimi i ri përfshin performancë më të shpejtë dhe rregullim të disa problemeve. Veçori të tjera shtesë që përfshijnë versionin e ri beta janë thirrjet me Wi-Fi, sistemi i CarPlay, asistimi me Wi-Fi, imazhe të reja për sfond dhe shumëçka tjetër.

Përveç këtyre veçorive që po i mahnitin pëlqyesit e iPhone, kompania ka siguruar që versioni iOS 9 do të kërkojë hapësirë më të vogël për t’u instaluar në iPhone. Ky version pritet të jetë në dispozicion edhe për pajisjet më të vjetra të Apple, duke përfshirë iPhone 4S dhe iPad 2.

Edhe Siri do të jetë më i mençur në iOS 9. (Lajmi.net)