Intervistë ndryshe me Ardian Gjinin: Një ditë e fushatës elektorale në Gjakovë (Video)

Ardian Gjini, kandidat për kryetar të Gjakovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ishte protagonisti i stories ditore të lajmi.net.

Lajme

17/10/2017 16:44

Ditën e filloi me takime nëpër kompani të ndryshme ku u njoftua për se afërmi me problemet që ballafaqohen..

Gjini jep përgjigje interesante kur pyetet për kryetaren aktuale të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Qytetarët e Gjakovës patën komente, pritshmëri dhe pyetje për Gjinin nëse zgjidhet kryetar i Gjakovës.

Takim pas takimi, erdhi radha t’i bashkoheshin edhe bashkëpariaket, e atmosferën e ndezi ministri i Infrastrukturës e dikur edhe kryetar i Gjakovës, Pal Lekaj.

Se a do ta vazhdoj Gjini rrugën e tij nëse zgjidhet kryetar i Gjakovës, përgjigjet Lekaj.

E nëpër të gjitha takimet u përmendu edhe kryeministri RamushHaradinaj dhe përkrahja që ai mund t’i ofrojë Gjakovës, teksa masa u ekzaltua.

Tri karakteristikat pse Ardian Gjini duhet të jetë kryetar i Gjakovës, flet deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

E pse i hyri politikës Art Kurti , ose gjakovari në serialin ‘O sa mirë’, dhe a do të vazhdojnë të jetë pjesë e epikës flet ai.

Këto dhe shumë detaje të tjera interesante i gjeni në storien ditore të përgatitur nga lajmi.net.

 

YouTube player