Inter iu jep fund problemeve të Iscos te Real Madrid

Isco vazhdon të jetë pjesë e shumë spekulimeve për të ardhmen.

Sport

11/12/2018 18:12

Mesfushori spanjoll nuk po kalon momente të mira te Real Madrid këtë sezon, si në drejtimin Julen Lopetegui e po ashtu edhe tani me Santiago Solarin.

Ish ylli i Malagas është shndërruar në një lojtari stoli, duke u paraqitur vetëm në ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Kjo situatë ka bërë që Isco ta mendojë seriozisht largimin.

Është Interi që e ka vendosur në një objektiv kryesor 26 vjeçarin, shkruan Tuttosport, përcjell ‘lajmi.net’.

Zikaltërit synojnë që Iscon të transferojnë në afatin kalimtar të verës, por nuk përjashtohet mundësia edhe një tentativë për afatin dimëror.

Klauzola e Iscos te Real Madrid është 700 milionë euro./Lajmi.net/