Instagram rrëzon raportimet e një butoni “Regram”

Instagram rrëzoi pretendimet e publikuara ditën e sotme se kompania ishte duke elaboruar lançimin e një butoni për ri-shpërndarjen e postimeve.

Auto & Tek

21/09/2018 21:19

U tha se kompania pas aplikacionit të njohur të fotografisë ishte duke zhvilluar një mënyrë shpërndarjeje për postimet që përdoruesit kanë dëshirë ti ndajnë me ndjekësit ngjashëm me funksionin e ricicërimave në Twitter.

Sipas The Verge ky funksion do të quhej “Seamless Sharing.”

Sajti pretendonte se ka parë një version të sistemit të ri në fazat e para të zhvillimit.

Por menjëherë erdhi reagimi i Instagram duke mohuar këto pretendime. Për të ndarë një përmbajtje me miqtë dhe ndjekësit ajo që duhet të bëni është të kopjoni linkun dhe ta dërgoni me mesazh.

Lançimi i një butoni “regram” do ti hapte rrugë fenomenit “fake news” thonë analistët. /PCWorld Albanian