Inspektorët e Prizrenit gjejnë produkte ushqimore me afat të skaduar

Inspektorët e veterinarisë në Komunën e Prizrenit në një qendër tregtare kanë hasur në produkte ushqimore me afat të skaduar.

Lajme

15/05/2018 11:46

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në këto raste, në bazë të procedurave subjekti afarist gjobitet pas procesverbalit.

“Është brengosëse përgjegjësia e ulët e disa Qendrave të mëdha tregtare ndaj produkteve që shesin. Ndërmarrjet e mëdha afariste duhet të kenë edhe përgjegjësi më të mëdha ndaj qytetarëve. Rendi dhe ligji patjetër duhet të instalohet në Komunën tonë, ngase kjo papërgjegjësi i shkakton dëm shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Komuna ka paralajmëruar se në të ardhmen do të bëjë publikë  emrat e operatorëve.

“Si masë e fundit paralajmërojmë që në raste të tilla në të ardhmen do të bëjmë publike emrat e operatorëve ekonomikë të papërgjegjshëm që veprojnë në Komunën e Prizrenit”, njofton komuna e Prizrenit.

Kjo komunë, por edhe kryetari i saj Mytaher Haskuka, shpesh kanë njoftuar për gjetje të produkteve me afat të skaduar.