Iniesta: Messi është më i miri në histori, por ja kush e meritoi Topin e Artë këtë vit

Andres Iniesta i është bashkuar debatit të madh për Topin e Artë.

Sport

11/12/2018 17:24

Për ish mesfushorin e Barcelonës, ish bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në histori, por Luka Modric e ka merituar Topin e Artë sipas tij.

Luka Modric më 3 dhjetor fitoi Topin e Artë nga France Football, për të thyer dominimin Messi – Ronaldo në futboll.

“Messi është futbollisti më i mirë në histori, ai ka shënuar në të gjitha mënyrat, me kokë, me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë. Kurrë nuk kam parë dikë të bëjë atë që ka bërë ai. Messi çdo vit i tejkalon pritjet e mia”, ka deklaruar Iniesta, përcjell ‘lajmi.net’.

“Fakti që përfundoi i pesti në Topin e Artë nuk është një fyerje, edhe pse për mua ai është më i miri”.

“Por do të ishte gabim të thuhet se Modric nuk e meritonte Topin e Artë, kishte një sezon të madh”./Lajmi.net/