Informohu: Sot, pak ngjarje në Kosovë

Për sot janë paralajmëruar një numri i vogël i ngjarjeve ditore.

Lajme

18/01/2019 07:42

Ngjarjet:

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 08:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00, vetëm pamje)

Specializantët e Stomatologjisë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00)

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli e viziton Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës. (Shkolla Fillore “Dardania”, ora 10:00). /Lajmi.net/