Indianët 10 miliardë dollarë për 2G

Kompanitë Indiane të telefonave mobilë kanë ofruar deri në 10 miliardë dollarë amerikan në një ankand kyç për të pasur licensat e rrjetit 2G në vend.

Lajme

15/02/2014 16:52

10 miliardët e ofruar nga kompanitë mobile në Indi tejkalojnë objektivin prej 1.8 milardë dollarëve të vendosur nga qeveria, e cila do të përdorë fondet për të tkurrur deficitin buxhetor.

Qeveria do të përfitojë të paktën 3 miliardë dollarë tani pasi që kompanitë duhet të paguajnë një të tretën e ofertës fituese tani, kurse pjesën e mbetur deri në vitin 2026.

Fituesit e ankandit ishin Bharti Airtel, Vodafone dhe Reliance Industries.

Suksesi i ankandit është një kontrast i vërtetë me 2 ankande që janë mbajtur paraprakisht, në nëntor të vitit 2012 dhe në mars të vitit 2013, ankande këto që dështuan totalisht.

Në atë kohë, shumica e kompanive nuk bënin ndonjë ofertë, pasi që ankoheshin se çmimi startues i vendosur ishte shumë i lartë.

“Qeveria është e lumtur. Do të shohim buzëqeshje në fytyrën e Ministrit të Financave”, deklaroi Kapil Sibal, Ministër i Telekomit.

Ministri i Financave ka një sfidë të madhe para vetes, pasi që duhet të përmbushë objektivat e  defiticitit të ekonomisë Indiane për vitin aktual financiar.

Kjo pasi që ka pasur rënie të akumulimit të të ardhurave nga taksat si dhe shitjen e stoqeve të kompanive ku qeveria ishte pronare.