Indi, 17 ushtarë të vdekur nga shpërthimi në depon e municionit

17 ushtarakë Indian kanë vdekur nga një zjarr masiv, që përfshiu një deponi me municion ushtarak në shtetit perëndimor të Maharashtras, bëjnë të ditura burimet zyrtare.

Bota

31/05/2016 10:54

Zjarri që përfshiu depon e municionit, ka shkaktuar disa shpërthime, të cilat kanë detyruar banorët e fshatrave përreth që të evakuohen.

Zjarrfikësit janë duke tentuar të shuajnë zjarrin, nga i cili u lënduan 19 njerëz, ndërsa burimet bëjnë të ditur se në mesin e të vdekurve janë edhe dy oficerë ushtarakë.

Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa sipas burimeve, të paktën 1000 banorë përreth janë evakuuar, shkruan BBC.