Imami i Mitrovicës: Ismail Kadare është ateist, e ateisti është dreq

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi ka bërë emër prej vitesh me ligjëratat e tij me tone radikale.

Lajme

28/07/2017 17:01

 

Ashtu sikundër imamët e tjerë radikalë, ai më shumë sesa për teologjinë gjen kohë të meret edhe me domenin publik, shkruan Konica.al.

Imami Latifi ka përgjigje sa për Perandorinë Osmane nëse ishte pushtuese ose jo, për armiq të jashtëm e të brendshëm të Islamit e gjithçka tjetër.

Nga dhjetëra video të ligjëratave të tij në xhaminë e Shipolit, njëra prej tyre i është dedikuar shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Imami Latifi e quan Kadarenë ‘ateist’, madje tregon për një rast sesi ky i paska kërkuar Ramiz Alisë që të mos lejojë hapjen e xhamive (sic!).

“Faktet po dalin, elhamdulillahi rabbil alemin. Ky Ismail Kadareja ka shku te Ramiz Alia dhe i ka thënë ‘lejoja katolikëve dhe ortodoksëve kishat, e për myslimanë nuk ka sepse të gjithë janë ba ateista. Mos i hap xhamiat se nuk ka kush të hyjë në to. Por Allahu azauexhel këtë fjalë e paska ni dhe i ka shti në xhami njerëzit…”, thotë Latifi derisa shpërthen në ngashërim.

Askush nga xhemati i pranishëm në ligjëratë nuk dënjon të pyes imamin, por as ky nuk merr mundin të shpjegojë se cilat fakte flasin që Kadareja paska pasur bisedë me Ramiz Alinë për çështjen e hapjes së xhamive.

YouTube player