Ilir Meta tregon pse Basha u tërhoq dhe pranoi marrëveshjen me Edi Ramën – Lajmi.net
Ilir Meta tregon pse Basha u tërhoq dhe pranoi marrëveshjen me Edi Ramën
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 22:56, 19 May 2017
Ilir Meta e Edi Rama
Ilir Meta e Edi Rama
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë disa arsye që sipas tij përse Lulzim Basha u tërhoq vetëm dy ditë më parë nga kërkesat për qeveri teknike dhe pranoi marrëveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

Në studion Zonë e Lirë me gazetarin Arjan Çani Meta tha:

“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndienja e përgjegjshmërisë. Sipas mendimit tim përvec faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të cohej më tej një krizë që mund të conte në përleshje me pasoja të paparashikueshme. Reflektuan dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume ceshtje te tjera duhet te ishin zgjidhur para nje viti”.

Meta,  duke folur për marreveshjen mes Rames dhe Bashes, të cilën shumë e krahasojnë me atë të vitit 2008 “Rama-Berisha”, tha se nese ajo vite me pare u perjetua si tragjedi, kjo e sotmja perjetohet si komedi.

“Historia nuk përsëritet dy herë njësoj, nëse në 2008 u përjetua si tragjedi, tani përjetohet si komedi. LSI nuk dëmtohet nga cdo lloj manovre apo ku di unë për cështjen e koalicioneve për arsye se të gjitha forcat politike të garojnë në mënyrë të barabartë dhe LSI ndihet tepër e sigurtë për të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. Ndoshta dëmtohen disa parti të reja”.

Fjalët kyçe: Ilir Metas

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper