Ilir Deda sërish ndryshe nga opozita, është pro MSA-së derisa ata braktisin seancën (Foto&Video)

Partitë e bllokut opozitar VV-AAK-Nisma, janë shprehur kundër ratifikimit të MSA-së, dhe pas shprehjes së qëndrimeve të tyre në Kuvend, kanë lëshuar seancën, ende pa u hedhur ajo në votim.

Lajme

02/11/2015 11:33

Por për dallim prej tyre, deputeti i VV-së, Ilir Deda, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se është pro MSA-së.

Ai ka thënë se përfaqëson një pjesë të opozitës e cila është kundër Qeverisë së Kosovës, por jo kundër MSA-së.

Ilir Deda

Deda ka thënë se kjo MSA nuk është e njëjtë me ato të vendeve të tjera, por megjithatë e ndihmon Kosovën, dhe e ndihmon shumë.

“MSA-ja nuk është integrim në BE, kjo MSA nuk është 100% e njëjtë me atë që e kanë shtetet e BE-së. Por, kjo MSA është mundësi për zhvillim ekonomik, është mundësi që dialogun me Serbinë ta kthejmë në fitore, duke respektuar kriteret e Kopenhagës”, tha ai.

Ai nuk u shpreh i bindur që këtë do ta bëjnë qeverisja aktuale. /lajmi.net

YouTube player