Ilazi: Kosova është pjesë e procesit formal të anëtarësimit në BE

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi së bashku me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Ëillems dhe zv/ministrin e Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kanë marrë pjesë në debatin publik, të organizuar në Kuvendin Komunal të Pejës, ku kanë informuar qytetarët për përmbatjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, shkruan lajmi.net.

Lajme

22/06/2016 16:07

Zëvendësministri Ilazi tha se MSA është “marrëveshja midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, pra Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (MSA), është një kontratë për të ardhmen e vendit tonë, që hap mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe qëllimi i së cilës është anëtarësimi i Kosovës në BE”.

Ilazi tha se me hyrjen në fuqi të MSA-së, “Kosova ka filluar rrugëtimin zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe tani Republika e Kosovës është pjesë e procesit formal të anëtarësimit, njëjtë sikur të gjitha vendet e rajonit”.

“Procesi i zbatimit të MSA-së do të kërkoj bashkëpunimin dhe koordinimin te të gjithë akterëve, duke përfshirë komunat, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit. Dhe duke qenë që agjenda evropiane përfaqëson një konsensus shoqëror dhe politik, atëherë edhe ky bashkëpunimin nuk është vetëm një opsion, por një obligimin për të gjithë ne”, tha tutje Ilazi.

Sipas zv/ministri Ilazi, Kosova do të fokusohet në zbatimin e mirëfilltë të MSA-së dhe se komunat janë akterë kyç në procesin e zbatimit të reformave evropiane.

Kjo ishte konferenca e dytë informuese për MSA-në pas asaj që kemi pas për rajonin e Prishtinës, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në përkrahje nga GIZ./lajmi.net

13428549_1741054316160464_5378467216097779915_n 13522000_1741054299493799_1991496390926417645_n 13508843_1741054246160471_1650994918063509868_n 13521833_1741054242827138_2453533267771308775_n 13511057_1741054249493804_8326522132358515184_n