Ilaç për të humbur peshë

Një ilaç që synon sistemin e kontrollit të urisë në tru mund të sjellë rezultate të vërteta të rënies në peshë tek njerëzit klinikisht obezë, sipas një studimi të ri të publikuar nga ScienceDaily.

Lifestyle

09/11/2017 13:01

Mesatarisht, njeriu humb 5 kg për një periudhë 12 javëshe pasi merr dozën ditore të semaglutide, një përbërës që aktualisht po studiohet si trajtim për diabetin. Pjesa më e madhe e humbjes në peshë vjen nga reduktimi i yndyrës në trup, sipas një studim i të Universitetit të Leeds, pasi gjeti efektivitetin e saj.

Ilaçi redukton dëshirën për të ngrënë, ku njerëzit zgjedhin të hanë vakte të vogla, dhe reduktojnë preferencat e tyre për ushqime me shumë kalori.

Për herë të parë shkencëtarët panë përfitimet e një targeti specifik receptorësh apo sensorësh, që mund të prekin shumë komponentë të sistemit të kontrollit të urisë në tru.

“Ajo që është e habitshme është fuqia e veprimit të ilaçit. Ne pamë rezultate në 12 javë, që mund të zgjasnin dhe 6 muaj me një mjekim kundër obezitetit. Ilaçi redukton urinë por edhe dëshirën për ushqim dhe ndjesinë e përhershme për të ngrënë, dhe kjo buron nga pjesë të ndryshme të trurit”, thotë John Blundell, profesori i psiko-biologjisë në Universitetin e Leeds, dhe drejtuesi i studimit.