Ilaç i ri premtues për trajtimin e kancerit të gjirit

Rreth 10,000 gra në vit në Britani mund të përfitojnë nga një tretman i ri i cili lufton kancerin e gjirit, kanë deklaruar disa shkencëtarë.

Lifestyle

15/03/2017 02:11

Terapia biologjike mund të luftoj kancerin e gjirit, i cili shkaktohet nga një gabim gjenetik i trashëguar siç është BRCA.

Duke u bazuar në disa studime të reja, ekspertët nga Wellcome Trust Sanger Institute kanë sugjeruar që këto ilaçe mund të ndihmojnë edhe gratë e tjera të cilat nuk i kanë këto gjene të rrezikshme.
Ky ilaç mund të ketë efekt në një në pesë gra të prekura nga kanceri i gjirit.

Njëra nga këto tretmane biologjike e quajtur “olaparib”, veçse është në përdorim për të trajtuar kancerin e avancuar në mitër.
Ende nuk është aprovuar si ilaç kundër kancerit të gjirit, megjithatë disa gra në Britani janë duke marrë pjesë në disa testime klinike.

Në studimin e fundit, ku ishin pjesëmarrëse 560 gra të prekura nga kanceri i gjirit, është gjetur që një proporcion i madh kishin gabime gjenetike që ishin të ngjashme me BRCA.

Kjo ka shtyrë shkencëtarët që të mendojnë për trajtimin e tyre përmes tretmaneve biologjike.

Megjithatë duhet te përfundohet testimet klinike për te konfirmuar këtë.