Iku nga stoli i kombëtares, por De Biasi e kreu obligimin si qytetar shqiptar, hedh votën në kuti (Foto)

Pak ditë më parë, Gianni De Biasi mbylli të gjitha marrëdhëniet me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke u larguar nga stoli i Kombëtares kuqezi.

Lajme

25/06/2017 13:03

Megjithatë, De Biasi ka nënshtetësi shqiptare dhe mesditën e sotme ai ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.

Ish-trajneri i Kombëtares ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, në kryeqytet./ Top Channel

1498385578_ganiu1 1498385572_ganiu2 1498385565_ganiu3 1498385550_ganiu4