IFIMES: Pritet që me zgjedhjen e Vuçiqit të fillojë një epokë më e mirë

Me zgjedhjen e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiq për President të Serbisë pritet të fillojë një epokë e re më e mirë për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit, sipas analizës së Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme (IFIMES) nga Lubjana.

Lajme

30/03/2017 14:41

“Pritjet nga Vuçiçi janë të mëdha, ndërsa në të njëjtën kohë, në qoftë se ai dëshiron të mbajë rolin udhëheqës në rajon, duhet të bëjë hapa të rëndësishëm përpara, sepse, përndryshe, pozitën e tij mund ta marrë ndonjë udhëheqës i ri rajonal”, vlerëson IFIMES, e cila zgjedhjet presidenciale në Serbi i analizon kryesisht në kontekstin e situatës dhe proceseve në rajon.