Ibrahimi: Rinumërimi është obligativ kur rezultati është me më pak se 1% dallim

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka dalë kundër atyre që po kundërshtojnë rinumërimin e votave në Prishtinë dhe në Prizren.

Lajme

23/11/2017 13:35

Postimi i tij:

Pse po sulmohet kaq ashpër vendimi për rinumërim në qytetet me rezultat të ngushtë?

Në shumë vende rinumërimi është obligativ kur rezultati është me më pak se 1% diferencë.

Tanimë kur kemi pasur disa zgjedhje që kanë kaluar testin e një organizimi demokratik të tyre, edhe rinumërimi do të duhej të ishte pjesë e këtij procesi kur ai siguron një legjitimitet të pakontestuar nga asnjëra palë. Askujt nuk i duhet një fitore që do të kontestohej nga gjysma tjetër.