I riu i PDK-së premton krijimin e ekipit të Prishtinës për gara ndërkombëtare të E-sport’s

Kandidati më i ri i PDK-së për Asamblenë Komunale në Prishtinë, Trim Syla, javë më parë kishte tërhequr një paralele interesante sesi politika e ndikimit rus përmes flukseve ilegale të imigrantëve po mundohej të dëmtonte fushatën e kancelares Merkel në Gjermani.

Lajme

23/09/2017 13:36

 

Përpjekje për të krijuar flukse të shpërnguljes qytetare përmes metodave propaganduese kishte edhe në Kosovë, por pas zbulimit të disa militantëve të Vetëvendosjes, të cilët flisnin para kamerave, këto përpjekje u dekonspiruan dhe si me kurdisje nisi dhe përfundojë gjithçka.

I riu i PDK-së kishte thënë se ata që po e krijonin klimën e shpërnguljes nga Kosova po i bënin shërbim politikës antishqiptare, po rrënonin imazhin e shqiptarëve në shtetet perëndimore dhe po e dëmtonin procesin e liberalizimit të vizave.

Dje partia Vetëvendosje doli edhe me thirrje publike për mërgatën në Gjermani, që të mos e votojnë partinë e kancelares Merkel, por SPD-në, e cila ka afërsi edhe me Putinin.

Ndërsa, sot i riu i PDK-së, Trim Syla, një prej nxënësve dhe studentëve më të dalluar në Prishtinë, ka shpalosur edhe prioritetet e tij.

“PRIORITETET PËR TË CILAT DO TË JEM SHUMË I PËRKUSHTUAR SI ASAMBLIST I PRISHTINËS NGA PDK-ja:

Si një i ri prishtinas, duke njohur problemet me të cilat përballen të rinjtë, do të angazhohem fuqishëm në zgjidhjen e problemeve të tyre si dhe rritjen e ndikimit të tyre.

Duke pasur parasysh numrin e madh të të rinjve të komunës, do të propozoj krijimin e një Qendre Rinore, ku të rinjtë do të kenë mundësi të japin ide, të debatojnë dhe t’i shprehin mendimet e tyre.

* Do të kërkoj më shumë bursa për studentët e Prishtinës, pasi që buxheti për arsim çdo vit ka tepricë.

* Shumë të rinj kanë plot ide për biznes, mirëpo nuk kanë mundësi financiare, andaj do të kërkoj krijimin e fondit të ndërmarrësisë, ku secili projekt do të financohet nga komuna.

* Nga departamenti për sport do të kërkoj dhënien e bursave për sportistët e talentuar që do të krijonte mundësi që secili prej tyre të vazhdojë t’i ndjekë ëndrrat e veta.

* Do të përkrah krijimin e një ekipi me të rinjtë e Prishtinës, i cili do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare të E-sport’s.”, ka shkruar kandidati i PDK-së për Asamblenë e Prishtinës, Trim Syla.