I ndaluar prej vitit 1944: Ishulli i Sazanit në Shqipëri shndërrohet në oazë turistike

Ishulli i Sazanit, edhe pse ndodhet vetëm 30 minuta larg portit të Vlorës, nuk u lejua të vizitohej nga turistët që prej vitit 1944.

Lajme

23/05/2015 22:13

Teknikisht, ky vend është bazë ushtarake me dy marinarë dhe një bazë patrullimi, mirëpo kapaciteti i tij operacional nuk e ka shkëlqimin që e kishte dikur.

Në të kaluarën, numri i trupave në bazë arrinte deri në 3000.

5

Baza ushtarake ishte zhvilluar përgjatë periudhës komuniste, kur ishte intensifikuar frika nga sulmet nukleare nga Perëndimi.

3

Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, vendi prej 2 kilometrave katrorë ishte mbushur përplot me 3600 bunkerë të dizajnuar për t’i bërë ballë pushtimit potencial.

4

Këtë vit, Agjencia Kombëtare e Turizmit Shqiptar ka planifikuar ta hapë ish bazën ushtarake të Sazan dhe ta shndërrojë atë në atraksion turistik. (KlanKosova)

YouTube player