I mituri nga Presheva kapet me 39 emigrantë ilegalë në kombi

Në një kombi me traga të Vrajës, që drejtohej nga një i mitur nga Presheva, policia serbe në afërsi të kufirit me Maqedoninë ka zbuluar 39 emigrantë ilegalë, njoftoi policia e këtij qytetin në jug të Serbisë.

Lajme

23/12/2014 21:28

I mituri, i cili drejtonte kombin, do të procedohet në procedurë të rregullt si i dyshuar për veprën penale të kalimit ilegal të kufirit dhe trafikim të njerëzve.

Përpos të miturit, është shoqëruar në prokurorinë e Vrajës edhe N.H. (19), i cili ishte në vendin e bashkudhëtarit të shoferit, për arsye të së njëjtës vepër penale, thuhet në komunikatë, ku shtohet se ekziston dyshimi se edhe targat e kombit janë falsifikuar, gjë që paraqet vepër tjetër penale.