I hyn dikush në shtëpi, fshehet në çati aktorja (Foto)

Ngjarja ishte një moment tmerrues për aktoren nga filmi Sparkle, e cila u pa duke u fshehur në çatinë e saj të shtëpisë nga dikush që i kishte hyrë në shtëpi dhe po e kërkonte atë.

Fun

25/09/2014 21:26

Incidenti ndodhi pasi që Melora Rivera e vërejti një të pastrehë që i kishte hyrë në shtëpinë e saj në Kaliforni dhe po e kërkonte atë.

Frikësuar për vdekje, vajza qëndroi pa lëvizur në çatinë e shtëpisë dhe u fsheh prapa ndarjes për dritare që ishte në çati, ku një bloger e bëri këtë fotografi dhe më pas e ngarkoi në internet, transmeton Lajmi.net.

Rivera, e cila kishte rol në filmin Sparkle të vitit 2012 që aktronte Whitney Houston, i telefonoi policisë dhe ata erdhën shumë shpejt dhe përdorën shkallë për ta marrë atë poshtë.

Ajo i tha policisë se e kishte dëgjuar atë njeri duke depërtuar përmes paneleve në anën e shtëpisë së saj dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar derën.

“Sapo e pashë atë në shtëpi, e dija se duhej të ikja”, tha ajo.

Duke u frikësuar se prania e policisë do ta detyrojë të pastrehurin që të përpiqet të fshihet në vendin e njëjtë ku fshihej ajo, Rivera tha: “Nuk isha e sigurt për tu hedhur nga çatia apo për të shkuar poshtë saj në atë moment”.

Pas shpërtimit të Riveras, policia ishin në gjendje që ta bindin të pastrehurin që të zbresë poshtë në mënyrë të sigurt dhe më pas u arrestua për tentim vjedhje.