I gjejnë 100 gjarprinjë në shtëpi (Video)

100 gjarprinjë u gjetën në një shtëpi në Kanada, por si ndodhi kjo? Si mund të ndodhë që aq shumë gjarprinjë të jenë në një shtëpi dhe të mos vërehen?

Fun

23/10/2014 20:52

Me sa duket, këta gjarprinjë ishin të llojit “llastik”, dhe vendi ku u gjetën ishte një zonë rurale në Kanada, dhe duket që gjarprinjtë ishin duke u përgatitur për tu strehuar gjatë dimrit.

Një familje në Regina, në provincën kanadeze të Saskatchewan, zbuloi gjarprinjtë e vogël në bodrumin e tyre dhe e thirrën menjëherë agjencinë lokale të rehabilitimit të kafshëve të egra, transmeton Lajmi.net.

Megan Lawrence, drejtoreshë e agjencisë tha: “Familja na kontaktoi kur ata i gjetën disa gjarprinjë në bodrumin e tyre. Ata kishin gjetur tepër shumë dhe vazhdonin të gjenin ende. Ata i gjetën ata në kuzhinën e tyre dhe në dhomat e tyre të fjetjes, dhe vendosën që nuk ishte një ide e mirë për t’i mbajtur”.

Kështu që Lawrence dhe partneri i saj përdorën rreth pesë kutia barërash për t’i mbledhur gjarprinjtë, dhe pastaj i zhvendosën ata në një kovë për numërimin e tyre, transmeton Lajmi.net.

Ajo tha se gjarpri më i gjatë ishte diku një metër dhe më i shkurtëri ishte rreth 22 cm apo 8 inç.

Një ekspert i gjarprinjëve Ray Poulin, tha se kjo ngjarje është e pazakontë.

Videon e kësaj ngjarje mund ta shihni më poshtë: