I futen në shtëpi, Kendall Jenner kritikon ashpër mediat

Modeles, Kendall Jenner së fundmi i ndodhi një gjë e pazakontë.

ShowBiz

19/10/2018 09:59

Një person i fikuar pas saj ka hyrë në ambientet e shtëpisë së modeles për të dytën herë, shkruan Tmz transmeton lajmi.net

Besohet se personi në fjalë, 37 vjeçari John Ford ka probleme mendore dhe kjo nuk është hera e parë kur ai hyn në shtëpitë e fytyrave të famshme publike.

Pas kësaj është vetë Jenner e cila ka reagur në Tëitter me disa postime e cila akuzon mediat për ndërhyrjen në privatësinë  e saj.

“E kuptoj që është puna juaj të merreni me mua, por kur ju publikoni vendodhjen e saktë të shtëpisë sime kjo do të thotë që më vini jetën në rrezik. Shtëpia duhet të jetë parajsa e sigurtë e të gjithëve por për fajin tuaj e imja nuk është. Duhet t’ju vijë turp”, ka shkruar Kendall.

Ndërkaq, policia po merret me rastin që të mos përsëritet më. /Lajmi.net/