I dyshuari për vrasjen e Rrahman Ukës del sot ose nesër para Gjykatës

Sot pritet që prokuroria ta dorëzojë kërkesën për caktimin e seancës për Masar Gërdovcin, i dyshuar për vrasjen e Rrahman Ukes, rojës së sigurimit e kafenesë “Bon Vivant”, në Prishtinë.

Lajme

14/10/2014 16:07

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, avokati mbrojtës i të dyshuarit Gërdovci, Asdren Hoxha.

“Sot prokuroria do ta dorëzojë kërkesën për caktimin e seancës ndaj klientit tim ndërsa më pas gjyqtari e ka mundësinë që ta mbajë seancën sot apo nesër”, tha avokati Hoxha.

Rrahman Uka është vrarë pasditen e së hënës në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës, afër kinemasë ABC.

Dorasi dyshohet të jetë Masar Gërdovci, i cili fillimisht kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të Ukës dhe nga plagët e marra ky i fundit nuk kishte mbijetuar.

Masar Gërdovci ishte arrestuar nga Policia e Kosovës menjëherë pas rastit të ndodhur.