I arrestuari tenton vetëvrasjen në qelinë e paraburgimit

Një i ri ka tentuar të vetëvaret në qelinë e paraburgimit.

Lajme

21/03/2016 23:58

Ngjarja e rëndë është shënuar në ambientet e paraburgimit të Komisariatit nr. 1 në Tiranë.

“Sokol K. 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me masën shtrënguese 20 ditë burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, në orën 16:45 në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të vetëvaret me këllëfin e dyshekut”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare./lajmi.net