Hyseni dhe ambasadori i Hungarisë diskutojnë për liberalizimin e vizave

Ministri Hyseni priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz.

Lajme

20/03/2017 16:10

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët.

Me këtë rast, ministri Hyseni vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes të të dyja vendeve, në  ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, trafikimin me qenie njerëzore etj.

Ndërsa, ambasadori i Hungarisë, z. Laszlo Markusz, theksoi se Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës, duke vënë në pah bashkëpunimin ndërshtetëror mes dyja vendeve në forcimin e institucioneve të sigurisë. /Lajmi.net/