Humbin jetën dy të rinj nga Kosova në Kanada

Albunit Hiseni dhe Flamur Miftari humbën jetën të enjten pas një aksidenti me makinë. Famija e Albunitit ka vendosur që ai të varroset në Kosovë, ndërsa Flamuri do të varroset në zonën Hamilton të Kanadasë.

Lajme

18/03/2014 09:13

Dy të rinj nga Kosova, kanë humbur jetën pas një aksidenti me makinë në zonën Hamilton, afër kolegjit Niagara.

Ablunit Hiseni dhe Flamur Miftari, që të dy nga Kosova, ishin shokë të ngushtë, që aspironin të bëheshin polic. Që të dy udhëtonin shpesh për në shkollën e tyre në Welland.

Motra e Abunitit, Albana tha se vëllai i saj dëshironte që të bëhej polic.

“Albunitit dëshironte që të shkonte në shkollë dhe kishte dëshirë të madhe të bëhej polic. Atij i kishin mbetur vetëm edhe pesë javë gjerë në diplomim”.

“Ishte personi më i mirë që mund ta takoje. Ai bënte çfarëdo që i kërkoje. Ai i donte shumë prindërit e mij dhe pasi që ata nuk flasin anglisht ai bënte çdo gjë për ta”.

Aksidenti  i së mërkurës me makinë që la të vdekur djemtë nga Kosova, ishte një aksident që përfshiu tre makina. Dy makina në anën tjetër të rrugës goditën njëra-tjetrën dhe fatkeqësisht njëra nga makinat doli në anën tjetër të rrugës dhe goditi veturën ku ishte Albuniti dhe Flamuri.

Familja e Albunitit ka që 15 vjet që jeton në Kandada. Të dy, Albuniti dhe Flamuri kishin planifikuar që pasi që të diplomonin të shkonin në Kosovë për vizitë.

Pas ceremonisë mortore të organizuar në Xhaminë e Hamilton’ti, Albuniti do të varroset në Kosovë, ndërsa Flamuri do të varroset në Kanada, thotë Albana Hiseni.

“Nëna e Flamurit i tha atë ditë të mos shkonte në shkollë sepse moti ishte i keq, por ai i tha asaj “Albuniti po shkon, andaj edhe unë po shkoj”.

“Vetura e Flamurit akoma është në parkingun tonë. Një javë atë e ngiste Albuniti dhe javën tjëtër Flamuri”.

“Flamuri ishte i njëjtë sikurse Albuniti. Prandaj ata ishin shokë të ngushtë”.