Humb jetën nxënësi i “Sami Frashërit”

Një 16 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në orët e vona në një aksident trafiku që ka ndodhur në Prapashticë të Prishtinës.

Lajme

21/09/2014 21:43

B.D (emër i njohur për redaksinë), si pasojë e rrokullisjes së veturës me të cilën po qarkullonte se bashku me dy shok të tij, ka humbur jetën në vend duke mos mundur tu mbijetonte plagëve të rënda, raporton portali publiku. 

B.D, nga Hajvalia e Prishtinës, ka qenë nxënës i shkollës së mese “Sami Frashëri” në Prishtinë. 

Mësohet se dy personat e tjerë qe kanë qenë në veturë, janë po ashtu të mitur, rreth 16-17 vjeë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.